Historia që fshihet pas makinës së preferuar të Hitlerit

schedule10:12 - 28 Tetor, 2022

schedule 10:12 - 28 Tetor, 2022

Një mollë sherri për koleksionistët kudo në këtë planet, makina e preferuar e Adolf Hitlerit ka fituar një vend të veçantë në historinë e automjeteve.

Mercedes -Benz 770K Grosser Offener Tourenwagen ishte makina e Adolf Hitlerit, i cili shoqërohej ndonjëherë nga Benito Moussolini ose ndonjë i çmendur tjetër i ngjashëm me të.

Ajo u ndërtua në vitin 1939 dhe në atë kohë konsiderohej makina më e mirë luksoze në Gjermani. Diktatori gjerman e përdori këtë Mercedes-Benz 770K Grosser Offener Tourenwagen për rreth tre vite gjatë paraqitjeve të tij zyrtare.

Makina kishte një kapacitet prej 230 kuaj fuqi. Megjithatë, nuk ishte një makinë që mund ta ndihmonte kasapin e Europës të shpëtonte nga një rrezik i mundshëm, pasi shpejtësia maksimale e të ashtuquajturit  “Super Mercedes” ishte 190 km/h.

Kjo makinë e veçantë është karakterizuar, për shkak të rëndësisë së saj historike, si një nga automjetet më të rëndësishme historike në planet  dhe kjo reflektohet në çmimin e saj, që vlerësohet se kushton mbi 6 milionë euro.

Makina, e cila prej vitesh ishte në pronësinë e një rusi misterioz, tashmë është pjesë e koleksionit special të një manjati australian.

Miliarderi australian së fundmi bleu edhe  Rolls-Royce të Mbretit Eduard VIII të Mbretërisë së Bashkuar  duke paguar 200 mijë dollarë në një ankand që u zhvillua në Londër.

Qëllimi i Palmer është që koleksioni të arrijë në 600 makina, të cilat më pas do të ekspozohen në një muze.

Thuhet se manjati australian zotëron një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh, falë bizneseve të tij të minierave të hekurit, qymyrit dhe nikelit.

Krahas koleksionit të makinave, së fundmi ai ka ëndërron të ndërtojë një “Titanik” të ri sipas specifikave të sakta të origjinalit, si dhe ka shprehur ambicie për t’u bërë pjesë e politikës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!