Historia përsëritet pas 20 vitesh për policin kosovar: Dikur erdhi si fëmijë refugjat dhe tani për të shpëtuar jetë

schedule18:59 - 28 Nëntor, 2019

schedule 18:59 - 28 Nëntor, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë shënoi ngjarjen më të rëndë në vend, ku ndërtesa u rrafshuan, ndërsa mori dhjetëra jetë njerëzore.

Përpos tragjedisë së madhe, në këto momente të vështira për tu vlerësuar është solidariteti i vendeve të tjera dhe veçanërisht Kosova.

Kosova ishte vendi i parë që u gjend pranë duke dërguar forcat e ushtrisë dhe ndihma të tjera. Ndërkohë, historia është përsitur pas 20 vitesh për policin Hasan Mulaj. Efektivi ka mbërritur në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në operacionet e shpëtimit të jetëve në Thumanë dhe Durrës, dy zonat më të prekura nga tërmeti.

Vetë efektivi ka publikuar një foto të bashkuar në profilin e tij në rrjetet sociale. Në të anën e majtë të fotos  shikohet efektivi në qytetin e Kukësit, i cili ndodhej aty pasi kishte ardhur në këtë qytet në vitin 1999, kur ishte ende fëmijë për ti shpëtuar genocidit serb.

Ndërkohë, në anën tjetër të fotos shikohet Hasani tashmë i rritur, teksa mban të veshur uniformën e policisë së Kosovës dhe sakrifikon për të shpëtuar jetë nën rrënoja.

I njëjti destinacion, i njëjti qëllim: Dora për ndihmë, 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet me pas për ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan ai. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!