Historia përserit veten, filmi i Netflix paraqet një Chamberlain krejt ndryshe

schedule12:49 - 25 Janar, 2022

schedule 12:49 - 25 Janar, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Bazuar në romanin e Robert Harris të vitit 2017, filmi “Mynih, The Edge of War” ka marrë përsipër detyrën për të “ndryshuar” figurën e Neville Chamberlain, një nga burrat e shtetit më të poshtëruar në histori.

Kjo nuk është një detyrë e vogël. Në romanet standarde të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill,  është lavdëruar si shpëtimtari i vendit të tij dhe për disa  të tjerë si shpëtimtari i botës. Çurçilli është njeriu që kundërshtoi nazizmin; Chamberlain, përkundrazi, mbahet mend një mashtruesi që i dorëzoi Gjermanisë pjesë të Çekosllovakisë në konferencën e Mynihut në shtator 1938 në këmbim të premtimeve boshe për paqe.

Sipas kritikëve të Chamberlain, ai thjesht demonstroi se Perëndimi nuk ishte i përgatitur për  luftë. Që atëherë, Mynihu ka qenë sinonim i dorëzimit.  Por ky film i ri do të ndryshojë ekuilibrin. Me regji të Christian Schwochow, një regjisor gjerman, “Mynich: The Edge of War” ndërthur me mjeshtëri faktin dhe trillimin për të krijuar një thriller  politik, raporton abcnews.al

Narrative e filmit tregon marrëdhënien midis dy ish-shokëve të Universitetit të Oksfordit: një britaniku, Hugh Legat dhe një gjermani Paul von Hartmann. Ata e gjejnë veten në qendër të aksionit në Mynih. Legat është një sekretar privat i Chamberlain dhe von Hartmann një zyrtar i  ministrisë së jashtme gjermane, përgjegjës për informimin e Hitlerit mbi shtypin e huaj.

Por von Hartmann ka një arsye tjetër për të shkuar në Mynih. Gjithnjë e më shumë i bindur se Führeri po e çonte Gjermaninë drejt katastrofës, ai dëshiron t’i dorëzojë një dokument sekret Chamberlain-it që vërteton se ambiciet territoriale të Hitlerit shtrihen shumë përtej Sudetenland.

Kështu pason një lojë emocionuese-dhe tërësisht fictive, nëse von Hartmann mund ta bindë Chamberlain që të mos nënshkruajë marrëveshjen fatale me shefin e tij. Prandaj, në qendër të filmit është vetë Chamberlain, i portretizuar në mënyrë perfekte nga Jeremy Irons. Ai arrin të duket dhe të tingëllojë pothuajse njësoj si personazhi pa pasur nevojë të përpiqet shumë apo të përdorë dhe make-up.

Duke mohuar dobësinë e Chamberlain për reputacionin, kryeministri  është energjik dhe i sigurt në vetvete. Nuk përmendet në film, por fluturimet e Chamberlain për në Gjermani ishin udhëtimet e tij të para dhe konsiderohen si një sprovë nga shumë njerëz.

Filmi përpiqet të shpjegojë pse ai ndoqi politikën e zbutjes. I bindur plotësisht se qetësia ishte mënyra e vetme për të zbutur Hitlerin, Chamberlain ishte i lumtur të përjashtonte çdo ministër dhe zyrtar që kishte mendime të ndryshme, siç ilustrohet në mënyrë të përsëritur në film.

“Mendja e tij ishte e vështirë për t’u ndryshuar,” shkroi shkrimtari  i Chamberlain, dhe kjo ishte po aq e vërtetë për Mynihun sa për çdo episod tjetër në jetën e tij.

Dobësia e tij e vërtetë ishte vetëbesimi. Ishte ideja e Chamberlain që të detyronte Hitlerin të firmoste letrën që premtonte paqen e përjetshme, të cilën ai e miratoi gjatë kthimit të tij në Britani. Për Chamberlain, kjo përfaqësonte përfundimin e suksesshëm të politikës së tij; Hitleri këshilloi këdo që do të dëgjonte të mos e merrte seriozisht.

Prandaj, “Mynich: The Edge of War” nuk e shpengon aq shumë Chamberlain, por në fakt pasqyron një tjetër realitet. Në fund, megjithatë, është ende e vështirë t’i shpëtosh shakasë së Churchill-it për Chamberlain, i rritur nga politika lokale e Birminghamit, i zgjidhte punët duke parë fillimisht anën më negative.

Në film, Legat nuk është mashtruar nga Mynihu. Pavarësisht admirimit të tij për përpjekjet e Chamberlain për të shmangur luftën, ai kthehet nga konferenca gati për t’u bashkuar me Forcat Ajrore Mbretërore.

Ai paralajmëron gruan e tij se lufta është afër– siç ndodhi në të vërtetë, brenda vitit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!