“Historia është bërë për tu ri-shkruar”, Serie A në delir për Atalantan

schedule23:38 - 10 Mars, 2020

schedule 23:38 - 10 Mars, 2020

Skuadra italiane e Atalantës është kualifikuar në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi shkatërruar me rezultat të përgjitshëm 4-8 Valencian. Josip Ilicic shënoi katër gola në Spanjë, në një sfidë të çmendur që u mbyll 3-4.

Ky kualifikim në çerekfinale, është i pari në historinë e Atalantës, që bën një hap të madh dhe vendos emrin e saj në librat e historisë. Menjëherë pas përfundimit të takimit, ka bërë një postim edhe faqja zyrtare e Serie A në Twitter.

“Historia është bërë për t’u rishkruar! Vendosni bojë që nuk hiqet në një faqe të re. Madhështore”, shkroi faqja zyrtare e Serie A, bashkangjitur një foto të ekipit të Atalantës duke festuar kualifikimin historik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!