Historia e uraganeve në Florida dhe pasojat e tyre

schedule08:59 - 29 Shtator, 2022

schedule 08:59 - 29 Shtator, 2022

Si një shtet në bregdetin e Atlantikut, Florida është më e rrezikuar nga uraganet. Por disa kanë qenë më intensive se të tjerët.

Por cilët janë uraganet që kanë shkaktuar më shumë dëme në Florida

Uragani Andrew (1992)

Andrew goditi qytetin e Floridës,  duke u cilësuar një stuhi e kategorisë 5 në gusht 1992, me shpejtësi maksimale të erërave prej 165 mph (265 kmh) Është uragani më shkatërrues që goditi vendin dhe në atë kohë shkaktoi dëme të paprecedentë që arrinin në 25 miliardë dollarë.

250,000 njerëz mbetën të pastrehë, 15 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë vdiqën nga shkaqe të ngjashme

Uragani Charley (2004)

Uragani Charley goditi Cayo Costa, një ishull në Bregun e Gjirit të Floridës, si një stuhi e kategorisë 4 në gusht 2004. 9 persona humbën jetën, ndërsa  shteti pësoi 6.8 miliardë dollarë dëme.

Erërat maksimale arritën në150 mph (240 kmh), duke e bërë atë uraganin më të fortë që goditi Floridam që nga uragani Andrew.

Uragani Irma (2017)

Irma goditi bregun jugor të Floridës në ishullin Marco si një uragan i kategorisë 4.  7 persona humbën jetën dhe rreth 65,000 shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan ose u shkatërruan.

Irma i kushtoi shtetit 50 miliardë dollarë.

Uragani Michael (2018)

Michael ishte një uragan i kategorisë së 4-të në 5 në tetor 2018, me shpejtësi maksimale të erërave prej 161 mph (259 kmh). Dëmet e tij, veçanërisht nga Panama City Bach në Kepin San Blas, ishte katastrofik.

8 persona humbën jetën, shtatë në Florida dhe një në Gjeorgji.

/abcnews.al