Nga Hasan Bello
Një skenë e emocionuese
Në vitin 1941 kur Shqipëria u bashkua me Kosovën vlonjati Ago Agaj ishte nisur drejt Mitrovicës së bashku me disa shokë për të dhënë kontributin e tij. Komiteti drejtues i këtij qyteti autonom gjatë luftës do ta ngarkoi me detyrën e prefektit.
Situata politike kishte bërë që shqiptaret të ndodheshin mes dy zjarresh- forcave komuniste te Titos dhe atyre nacionaliste të Drazha Mihajllovicit. Për këtë arsye përplasjet mes tyre do të ishin të shpeshta. Ne fillim të luftës të plagosurit shqiptarë mjekoheshin nga doktorët serbe, por pas mbërritjes së dr.Ibrahim Dervishit nga Vlora Ago Agaj e kishte prezantuar atë shtrat me shtrat.
Gëzimi i të plagosurve ishte i madh. Ata qanin nga gëzimi. Kur kishin ndaluar tek shtrati i një djali 13 vjeçar Ago e pyet nga se vuante. Ai iu përgjigj se ishte plagosur. Dr.Ibrahimi ia kontrolloi plagën që e kishte mbi gju pa i dëmtuar kockën.
Duke menduar se ishte plagosur aksidentalisht, Ago i kërkon që të mos luante më me armë. Një pacient në shtratin përbri, i thotë djali kishte marre pjesë trimërisht në luftime kundër forcave nacionaliste serbe duke i bëre me shenjë për shaka që të kontrollonte shtratin e te riut.
Nën të ai kishte fshehur një automatik te shkurtër italian. I tronditur nga “zbulimi” i prefektit, djaloshi iu lut Agos që mos t’ia merrte armën. Ai e përqafoi duke i thënë: jo vetëm që nuk ta marr armën, por do të mundohem të të jap njëe dekorate.
Kjo ishte rinia nacionaliste kosovare gjate LDB, dhe drejtuesit e administratës shqiptare.