Pas 114 vitesh vijnë në ekspozitë të veçantë në Shkodër, 300 objekte që i janë shitur Muzeut të Budapestit në shekullin e XX.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, stilisti Jozef Martini ka treguar historinë e rrallë të koleksionit të gjyshit të tij, Palok Lacës.
Ai ka theksuar se nuk ishte në dijeni të këtij koleksioni, vetëm kur i telefonuan kuptoi gjithçka.
“Në shtator nga ky muze erdhën dy studiues dhe u takuan me dy familjarë të tjerë. Pasi ai është personi që mban trashëgiminë. Ky koleksion dihet që është trashëguar nga një muze që nuk ekziston më.
Simbolet tregojnë një kulturë, një rrugëtim, plus ishte dhe një shqiponjë, pak e fshehtë”.
Më tej, Jozefi foli dhe për gjyshin e tij: “Gjyshi im është marrë me tregti, thjesht i ka trashëguar këto. Kishte kontakte me familje të nivelit të lartë. Ka një hollësi të madhe të koleksionimit sepse janë shumë të bukura”./abcnews.al