Historia e rrallë/ 54-vjeçari shkodran, baba për herë të parë, fëmija me nënë surrogate

schedule10:45 - 6 Korrik, 2023

schedule 10:45 - 6 Korrik, 2023

Lorenzo Logoreci është investitori i njohur shkodran që po bën një karrierë të madhe në SHBA. Ai ka disa restorante dhe është aksioner në platformën ‘Zoom’. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lorenzo ka folur për shumëçka, duke u ndalur dhe te jeta private.

Madje, ka zbuluar se është baba i një djali 6-muajsh, të cilin e ka bërë me një nënë surrogate. Lorenzo ka treguar se këtë vendim e mori për shkak të moshës që po kalonte dhe tani ndihet shumë i lumtur.

Unë jam baba i një djali, 6-muajsh, Mateo. Ka ardhur në jetë me një lindje surrogate. Vendosa ta bëja sepse isha në një moshë të thyer. Dashnia është shumë e madhe për shokët, miqtë, por janë shumë të pakët ata që të thonë baba. Edhe vendosa ta bëja këtu në San Francisko, unë e njoh kompaninë. Vendosa për binjakë, por fatkeqësisht vajza vdiq dhe Mateo është fantastik. Më ka dhënë energjinë e mirë. Unë kam pasur kontratën me atë vajzën, nënën që e ka mbajtur. E kam pyetur për disa informacione, në mënyrë që t’ia tregoja historinë një ditë atij.

Tani po e rris vetëm dhe kam shumë ndihmë. Dy muajt e parë ka qene e vështirë, por është edhe fëmijë shumë i qetë dhe e ka marrë nga nëna këtë që është aziatike. Dallohet nga sytë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!