Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Historia e piktorit Avni Delvina/ Pa bukë e pa ujë, sakrifica brenda ambasadës italiane për të shkelur në tokën e bekuar

schedule08:48 - 2 Korrik, 2025

schedule 08:48 - 2 Korrik, 2025

Piktori Avni Delvina u largua 35 vite më parë nga Shqipëria, teksa në korrik 1991, u fut në ambasadën italiane për të emigruar në shtetin fqinj.

Në emisionin ‘ABC e Mëngjesit”, Delvina u shpreh se u shty edhe nga prindërit për të emigruar, teksa në Itali shkoi me bashkëshorten, e cila ishte shtatzanë.

“Arsyet janë të shumta. Arsyet nuk vijnë thjesht, ishte një zinxhir i gjerë. Mundësia ishte e tillë, të gjithë ishin me momente emocione, por Italia ka qenë një ndjenjë shumë e madhe për mua.Italia ka qenë një lloj oksigjeni në ato kohë, për ne shqiptarët. Komoditeti i gjuhës, ishte më e vështirë ambasada gjermane. Te amabsada italiane ishte më komode, hyrja në ambasadë ishte më e lehtë. Fëmija ka lindur në 1 shkurt në Itali. Unë, tim shoqë, u larguam, kushërinj, miq. Kështu vendosëm dhe shkuam te amabsada italiane. Ishte bindje në familje ajo, e kollajtë nuk ishte, do ndodhte. Antikomunizmi, e kishim të përditshëm, qoftë edhe me heshtjen tonë.”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!