Historia e nuses nga Librazhdi, Bes Kallaku: Jemi të pangopur, pak halle kemi

schedule20:44 - 5 Qershor, 2022

schedule 20:44 - 5 Qershor, 2022

Editoriali i kësaj jave në spektaklin e humorit “Kosherja” lidhet me ngjarjen e Librazhdit, ku vajza u kap duke tradhtuar bashkëshortin nga vjehrrit.

Moderatori Bes Kallaku u shpreh se mediat janë të pangopura dhe njerëzit duan të dinë sa më shumë pavarësisht se cënojnë situatën.

“Jemi të pangopur. Këtej lëshojmë akuza se pak halle kemi, në fund fare themi: ‘Ore si i bohet me e pa? A ka video tjetër më të gjatë? Është e gjitha e çuditshme dhe fenomeni ‘më kliko’ ka tejkauar të gjitha ndjenjat njerëzore. Ajo mania e medias për të pasur sa më shumë klikime, sa më shumë shikime tejkalon çdo limit të normales në mënyrën më abuzive të mundshme. Edhe dua ta mbyll me një shprehje të një novelisti që thotë: ‘Shumë njerëz kanë parë në jetën private gjëra më të këqija se ato për të cilën bëjnë sikur tronditen në jetën publike”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë që nga informacionet e dhëna nga familjarët e të vajzës dhe psikologët që po e trajtojnë se gjendja psikologjike e saj është shumë e rënduar dhe pjesa më e madhe e tyre dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryej vetëvrasjen nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme. Pas videos që është bërë virale, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës të cilët kanë shkuar në shtëpi dhe ka qenë babai i saj i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Për shkak të kësaj vajza është detyruar t’i drejtohet spitalit të Librazhdit për mjekim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!