Robert Pershing Wadlow, i njohur gjithashtu si Gjigandi Alton dhe Gjigandi i Illinois, ishte njeriu më i gjatë në botë. Ai lindi dhe u rrit në Alton, Illinois, një qytet i vogël pranë St. Louis, Missouri dhe kishte përmasa normale si foshnjë.
Me kalimin e moshës, megjithatë, ai filloi të rritej me shpejtësi. Në gjimnaz arriti gjatësinë 2.4 metra derisa arriti deri në 2.75 metra. Wadlow u bë i famshëm pas turneut në SHBA në vitin 1936 me cirkun, duke performuar në Madison Square Garden dhe Boston Garden.
Gjatë paraqitjeve të tij, shumë herë refuzoi kërkesën e cirkut për të mbajtur një kapele dhe kostume të ndryshme për të qenë më mbresëlënës. Wadlow kishte shumë gjëra të personalizuara për shkak të gjatësisë së tij. Jo vetëm që rrobat por dhe shkopi i tij, çakmaku dhe këpucët ishin të mëdha.