Historia e lekut shqiptar, BSH marrëveshje me akademinë e shkencave për ekspozimin e objekteve numizmatike

schedule14:37 - 19 Shkurt, 2025

schedule 14:37 - 19 Shkurt, 2025

Objekte të veçanta numizmatike dhe arkeologjike që dëshmojnë periudhën e prehistorisë dhe të antikitetit do të ekspozohen në Muzeun e Bankës së Shqipërisë.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me akademinë e Shkencave guvernatori Gent Sejko tha se  këto objekte ofrojnë  një panoramë më të gjerë të zhvillimeve ekonomike dhe kulturore të rajonit.

Kreu i bankës Qendrore tha se këto historia monetare e vendit është e rëndësishme edhe për edukimin financiar të brezave të rinj

Objekti i marrëveshjes me akademinë e shkencave janë ekspozimi në Muzeun e Bankës së Shqipërisë  i 19 objekteve arkeologjike dhe 210 monedhave antike me vlera të zakonshme për një periudhë sipas marrëveshjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!