Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historia e Kukësit ne telajo/ Piktori Pjetër Marku dhuroi një pjesë të krijimtarisë së tij për institucionet

schedule20:23 - 30 Maj, 2026

schedule 20:23 - 30 Maj, 2026

 Mes dhjetëra pikturave, portreteve, peizazheve dhe skicave të frymëzuara nga etnokultura dhe tradita kuksiane, artisti Pjetër Marku ka zgjedhur të lërë një pjesë të punimeve në institucionet e Kukësit, përmes dhurimit që mbartin kujtesë, histori e identitet.

Pjetër Marku nuk është një emër i panjohur për artin shqiptar. Ai mbahet mend si piktori i parë i Kukësit i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura.

Mes kujtimeve të tij, Marku ndalet te piktura e parë, ajo që shënoi fillimin e një rrugëtimi të gjatë artistik, por edhe te veprat që më pas ia kushtoi figurave atdhetare, historisë dhe traditës së Kukësit e banorëve të tij.



Krijimtaria e tij nuk ka mbetur vetëm në telajo. Punimet në pikturë dhe skicat artistike i ka përmbledhur edhe në dy botime, ku spikat vëllimi me titullin simbolik “Sa rri kot, puno kot”, një emërtim i thjeshtë në dukje, por që përcjell filozofinë e tij për jetën dhe artin.

Vetë artisti rrëfen se shumë prej skicave janë realizuar në periudha të vështira personale, duke e kthyer artin në mënyrën më të mirë për të përballuar sfidat e jetës. Edhe pse vitet kanë kaluar, ai vijon të krijojë me të njëjtin pasion dhe përkushtim.

Lidhja e tij me Kukësin është e hershme dhe e fortë. Pikërisht në këtë qytet ai jetoi dhe punoi për vite me radhë.

Nga Fani i Mirditës, gjatë viteve ’70-’80, shumë familje u vendosën në Kukës. Pjetër Marku kujton se, pavarësisht besimeve të ndryshme fetare, bashkëjetesa mes komuniteteve ka qenë gjithmonë shembull harmonie dhe respekti reciprok.

Përveçse piktor dhe shkrimtar, Marku drejton edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve “Mirdita”. Në një takim mes miqsh, artistësh dhe intelektualësh në Kukës, ai promovoi edhe numrin special të revistës “Mirdita”, kushtuar këtij qyteti dhe vlerave të tij.

Revista sjell në vëmendje trashëgiminë etnokulturore, ngjarje historike, studime shkencore dhe potencialet turistike të zones./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!