Historia e gruas që adoptoi nipin e ish-bashkëshortin: E birësova që kur isha 22 vjeçe

schedule08:43 - 13 Maj, 2024

schedule 08:43 - 13 Maj, 2024

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News ishte Merita, e cila që në moshën 22 vjeçe ka birësuar Binakun, nipin e ish-bashkëshortit.

Teksa rrëfeu arsyet që e çuan të adoptonte 4-vjeçarin, ajo tha që Binakun e konsideron djalin e saj, ashtu si tre fëmijët e tjerë biologjikë.

“Në vitin 2001 vendosa të birësoj Binakun. Isha vetëm 22 vjeçe kur e takova për herë të parë ka qenë fëmijë shumë i dashur i qetë, i ëmbël dhe kështu më erdhi ideja për ta adoptuar. Babai biologjik i Binkaut u vra gjatë luftës, dhe kjo ishte një tjetër arsye për ta adoptuar.

Binaku e ka ditur për çfarë është adoptuar. Mua më thërret në emër, po ashtu edhe nënës së tij biologjike. Për të unë do jem gjithmonë nën, por dua të më thërrasë nënë. Kur u shpërngulëm në Gjermani kisha shumë frikë se si do të përshtatej, por ia dolëm.  Por procedurat për ta marrë atje ka zgjatur deri në një vit.

Përveç Binakut kam dy vajza dhe një djalë tjetër, total 2 vajza dhe 2 djem bashkë me Binakun. Binaku bën dy punë, punon i parukier dhe në një kompani.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!