Historia e “dashurisë” u kthye në makth, çohen në gjyq 5 të rinjtë që përdhunuan 15-vjeçaren

schedule14:35 - 21 Shtator, 2021

schedule 14:35 - 21 Shtator, 2021

Nga Gjergj Figuri

Prokuroria e Lezhës thotë se ka prova që vërtetojnë se 5 të arrestuarit në Mirditë për akuzën e marrëdhënive seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç e kryer në bashkëpunim, kanë abuzuar me 15 vjecaren, e cila foli disa kohë pasi pretendohet se ka ndodhur përdhunimi i saj. Pas hetimeve të kryera çështja në ngarkim të; Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ ka kaluar për gjykim.

Të akuzuarit i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat e ngritura ndaj tyre, por ata kanë vijuar të jenë me masë sigurie arrest me burg. Seanca gjyqësore paraprake për kalimin e çështjes për gjykim është vendosur të zhvillohet brenda këtij muaji. Të ndaluarit për këtë ngjarje dyshohet se nëpërmjet shantazhit kane kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren e cila ishte bashkëfshatare e tyre.

Nga hetimet e kryera dhe marrja në pyetje e vajzës thuhet se abuzimi me të ka nisur nga 32 vjecari Artan Kaçorri, i cili dyshohet se e ka ndjekur, ngacmuar dhe ka mundur të lidhet me vajzën me të cilën ka kryer edhe marrëdhënie seksuale. Madje i ka bërë asaj edhe foto dhe video intime, të cilat u ka shpërndarë edhe 4 të ndaluarve të tjerë mes të cilëve edhe nipit 17 vjeçar.

Sipas organit të akuzës, të arrestuarit kane përdorur fotot dhe videot për ta shantazhuar 15 vjeçaren që të kryente marrëdhënie seksuale. Ngjarja kishte ndodhur për disa muaj me radhë në fshatin Tarazh të Mirditës, deri sa u identifikua nga e ëma e cila sebashku më të bijën bënë edhe denoncimin që vuri në pranga 4 burrat dhe një adoleshent./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!