Alaa Elassar, CNN
Kur Ahmad Ayyad u zgjua, ai nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë kishte ndodhur. Ai nuk e kuptoi se ku ishte, pse kishte një tub poshtë fytit, ose se kur ishte hera e funndit që ushqeu qenin e tij.
Ai nuk po e njihte më veten, virusi e kishte transformuar. Dikur një atlet me trup të fortë dhe të stërvitur, tashmë 40-vjeçari dukej një person tërësisht ndryshe.
“U zgjova dhe pashë krahët, këmbët dhe muskujt e mi ishin zhdukur,” tha ai. “U trondita, nuk po kuptoja se çfarë kishte ndodhur me mua.
Ayyad qëndroi në gjendje kome për 25 ditë, raporton abcnews.al
Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj që kur Ayyad ishte shtruar në spital dhe ai ende po shërohet, ende ka probleme në mushkri dhe probleme me frymëmarrjen.
Por ai ka një mesazh për të gjithë ata që nuk përdorin maska, për ata që nuk ndjekin udhëzimet e shëndetit publik. “Më shqetëson shumë fakti kur shoh që njerëzit e marrin situatën kaq lehtë”, tha ai për CNN të martën. “Unë veprova njësoj por ai dola të mbijetoj dhe jam ende i tmerruar për gjithçka çfarë kalova”.
Si filloi?
Një javë përpara se tè infektohej, Ayyad menaxhonte restorantin dhe klubin e tij në Uashington, DC ndërsa punonte edhe në biznesin e mobiljeve të familjes së tij. Ai ishte duke garuar në maratona, duke marrë klasë javore në basketboll, dhe boks, një nga sportet e tij të preferuara.
Një javë më vonë, e gjithë jeta e tij ndryshoi. Ai filloi të ndihej i lodhur fizikisht, filloi të kishte kollë, më pas temperaturë dhe ethe.
Por simptomat filluan të përkeqësoheshin, humbja e oreksit dhe vështirësitë në frymëmarrje e rënduan edhe më shumë Ayyad, raporton acbnews.al
Por pavarësisht këtyre simptomave Ayyad mendoi se ishte me grip.
Njëri nga miqtë e tij ishte mjek dhe ishte pikërisht ai i cili këmbënguli që Ayyad të shkonte në spital për t’u testuar.
Me 15 mars ai rezultoi pozitiv me koronavirus.
Gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej. Ai u vendos në një ventilator dhe menjëherë u transferua në Spitalin Johns Hopkins në Baltimore, ku qëndroi në koma.
Shumica e pacientëve me koronavirus të cilët vendosen në ventilatorë vendosen në gjendje kome të induktuar sepse tubi që mbajnë poshtë fytit i bën ata të ndihen sikur nuk mund të marrin dot frymë.
Ayyad u bë pacienti i tretë i spitalit Covid-19 dhe i pari që u vendos në një ventilator, tha John Hopkins .
Ndërsa mjekët ishin të habitur pse atleti ishte në rrezik më të madh, veçanërisht kur ai gëzonte shëndet të mirë dhe pa probleme të mëparshme, tha Dr. Sandra Zaeh i cili u kujdes për Ayyad.
Çfare ndodhi me pas?
Ayyad nuk e di se si u infektua me koronavirus. Një javë para se të fillonin ti shfaqeshin simptomat, ai shkoi në një udhëtim 3-ditor në Florida për të vizituar vëllain e tij. Ai mendon se mund të jetë infektuar gjatë udhëtimit.
Ndërsa ishte në shtratin e spitalit, familjarët e tij u përgatitën për më të keqen pavarësisht dhimbjes që kishin se mbase nuk do ta shihnin më kurrë.
Kur nëna e tij, Zeinab, mori vesh se i biri ishte infektuar ajo shpërtheu në lot. Ajo dëshironte të mbante në krah djalin e saj si një fëmijë të vogël por në vend të kësaj, ajo u detyrua ta shikonte vetëm nga larg.
Çdo tre ditë, ajo gatuante për të ushqimet e tij të preferuara palestineze. “Kam pasur makthe çdo natë, duke telefonuar spitalin në 3 të mëngjesit vetëm për t’u siguruar që ai ishte akoma gjallë,” tha Zeinab për CNN.
Si është gjendja shëndetësore e tij tani ?
Pas gati një muaji pa ushqime, Ayyad kujton qartë momentin kur u desh të hante përsëri.
Më kujtohet kur hëngra pasi dola nga spitali, kisha harruar shijen e ushqimeve, madje më duket sikur nuk dija as të haja, nuk po përtypesha dot, tha Ayydan.
Nuk ishte vetëm kjo , ai duhej të mësonte të ecte , të shëtiste sepse në momentin e parë që ecte trupi i tij rrëzohej për shkak të sistemit imunitar të dobët.
Çdo ditë, Ayyad provonte diçka të re. Ai filloi me ushtrimet e këmbëve nga shtrati i tij në spital duke përdorur batanijet, raporton abcnews.al
Pasi shkoi në shtëpi në 22 prill, Ayyad peshonte 27 kg më pak. Ai kishte mpiksje gjaku në krahun e tij të majtë, shkak i dëmtimit të zemrës dhe mushkërive, dhe për shkak të vështirësive të tij të frymëmarrjes.
Por çdo ditë, ai po fitonte peshë nga pak. Ai po ia dilte të përmirësohej shumë shpejt, tha doktori që u kujdes për të.
Ishte kaq mahnitëse ta shihje më në fund të shkonte në shtëpi, pas të gjitha vështirësive që ai kaloi në spital, i intubuar. Ai ishte kaq i lumtur se më në fund shkoj në shtëpi dhe po shijonte diellin që i reflektonte në fytyrë.
Ayyad po i rikthehet normalitetit, por pavarësisht se ai ka rifilluar stërvitjen, basketbollin, dhe i është rikthyer maratonave ai vazhdon të jetë i shqetësuar për koronavirusin.
Njërëzit po sillen sikur virusi ka kaluar, sikur nuk është më mes nesh. Mos u mblidhni në grupe të mëdha. Kujdesuni për veten dhe njerëzit tuaj, tha Ayyad.
Merreni seriozisht sepse nuk është një lojë, virusi mund t’ju vrasë edhe nëse jeni të shëndetshëm apo edhe nëse mendoni se jeni imun. Ju nuk jeni!/abcnews.al