Libani u trondit nga historia e një foshnjeje që u hodh në një qese plehrash dhe u shpëtua aksidentalisht nga një qen endacak. Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës. Sipas mediave, qesen e mbante një qen endacak, kur një kalimtar dëgjoi të qarat e foshnjës.
Foshnja u dërgua në Spitalin Islamik nga një kalimtar i panjohur dhe më pas u transferua në Spitalin Qeveritar të Tripolit. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.
Rasti ka tronditur vendin, me shumë oferta për të adoptuar foshnjën. Megjithatë, javët e fundit, disa raste të abuzimit të fëmijëve kanë dalë në dritë në Liban.
Javën e kaluar, një punonjës i çerdhes u arrestua dhe çerdhja u mbyll pas rasteve të abuzimit me fëmijët.
/abcnews.al