Projekti i përkthimit letrar “Histori fatesh njerëzore” do të sjellë tek lexuesi shqiptar 10 autorë europianë. Petrit Ymeri udhëheqës i këtij projekti thotë se do të organizohen edhe 50 aktivitete për letërsinë, me mbështetjen e Programit Europa Krijuese, të Bashkimit Europian.
Fatet njerëzore dhe udhëtimi në dritëhijet e shpirtit është projekti më i ri i cili vjen nga shtëpia botuese “Dituria” në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Europian “Europa Krijuese”. Udhëheqësi i këtij projekti Petrit Ymeri thotë se në këtë projekt do të vijë në shqip 10 autorë me shtrirje gjeografike të gjerë dhe shkrimtarë fitues të çmimit Europian të Letërsisë.
Ndërkohë që përkthyesi i njohur Kristo Pulla thotë se në dualizmin mes dritës dhe hijes e rëndësishme është që triumfojë dija.
Përgjatë 1 viti e gjysëm, do të flasin shqip emra të njohur të Letërsisë Europiane, por do të realizohen 50 aktivitete si brenda dhe jashtë vendit ku në fokus është diskutimi rreth librit. /abcnews.al