Hiqet tumori më i madh nga koka e një njeriu

schedule21:09 - 22 Shkurt, 2018

schedule 21:09 - 22 Shkurt, 2018

Doktorët në Indi kanë bërë të mundur heqjen e një tumori 1.8 kilogramësh nga koka e një 31-vjeçari.

Sipas mjekëve, ky mund të jetë tumori më i madh në botë.

Operacioni zgjati shtatë orë dhe u krye më 14 Shkurt në një spital në perëndim të qytetit Mumbai.

Por procedura nuk ishte bërë publike për shkak se doktorët nuk ishin të sigurtë nëse operacioni ishte kryer me sukses.

“Tani është çështje përmirësimi sepse ai është jashtë rreziku për jetën”, tha neurokirurgu Trimurti Nadkarni për BBC.

Santlal Pal, tregtar nga shteti verior i Uttar Pradesh ka jetuar me tumorin për rreth tre vite, përpara se të ndërmerrej operacioni.

Doktorët thanë se Pal ka humbur shikimin për shkak të tumorit, por ata shpresojnë që ta rifitojë shikimin sapo të përmirohet nga operacioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!