Nënat dhe baballarët që kalojnë shumë kohë në telefonat inteligjentë kanë më shumë gjasa të jenë prindër të këqij, sipas një studimi. Ata që kalojnë stres në familje shpesh iu drejtohen mediave sociale për t’u qetësuar por nga ana tjetër kjo i bën atë të ankohen dhe të bërtasin më shumë.
Studiuesit morën në pyetje 549 të rritur, të cilët kishin të paktën dy fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, për përdorimin e mediave dixhitale, shëndetin mendor dhe praktikat e prindërimit. Studimi zbuloi se ndërsa prindërit përdornin gjithnjë e më shumë mediat sociale, aq më keq bëhej prindërimi i tyre.
Një sjellje e tillë negative prindërore, siç është bërtitja, kishte gjithashtu më shumë gjasa të rritej kur teknologjia ndërpriste ndërveprimet familjare. U krijua një rreth vicioz në të cilin prindërit me nivele më të larta stresi kishin më shumë gjasa t’i drejtoheshin pajisjeve të tyre për t’u çlodhur.
Megjithatë, mediat sociale nuk kishin për të gjithë prindërit një rol negativ, pasi disa raportuan ulje të ankthit dhe depresionit. Në 2018, një studim zbuloi se 46 % e prindërve ishin të varur nga telefonat e tyre. Studimi shqyrtoi varësinë ndaj ekranit midis 13 deri 17-vjeçarëve në MB dhe prindërve të tyre.
Gjysma e adoleshentëve dhe prindërve pranuan se shpërqendroheshin nga celularët dhe se koha para ekranit ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i konfliktit mes tyre. 86 % e prindërve thanë se përdorimi i një celularit nga ana e adoleshentëve të tyre nuk e kishte dëmtuar, por e kishte ndihmuar marrëdhënien e tyre. /abcnews.al