“Hiqeni qafe Cristiano Ronaldon”, gazeta italiane zbulon prapaskenën te Juventusi

schedule12:13 - 13 Prill, 2021

schedule 12:13 - 13 Prill, 2021

Andrea Agnelli dhe Massimiliano Allegri vijojnë të jenë miq dhe para disa ditësh edhe kanë drekuar së bashku. Në mediat italiane u aludua madje edhe për një rikthim të ish-teknikut në krye të bardhezinjve, në vend të Andrea Pirlos.

Nga Italia tani vjen një tjetër lajm i bujshëm, që lidhet me Cristiano Ronaldon. Sipas gazetës “La Repubblica”, Allegri ka këshilluar presidentin e Juventusit që ta shesë sulmuesin portugez me argumentin se ai po pengon rritjen e ekipit.

“Hiqeni qafe Ronaldon, ai po bllokon rritjen e ekipit dhe klubit”, raportohet t’i ketë thënë Allegri Agnellit. Gjithsesi CR7 ka kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe nuk është e lehtë të gjendet një mënyrë për t’u ndarë.

Momentalisht nuk ka ndonjë ofertë për yllin e Juventusit, i cili përfiton 30 milion euro në sezon. Problemi tjetër janë lehtësirat fiskale që krijon Italia dhe Ronaldo askund nuk do të kishte përfitime të tilla. Nëse largohet, praktikisht heq dorë edhe nga ato përfitime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!