Hiqen sportelet, qytetarët tregojnë eksperiencën me shërbimet online

schedule16:05 - 1 Maj, 2022

schedule 16:05 - 1 Maj, 2022

Nga Erneta Shevroja

Nisur nga dita e sotme shërbimet për qytetarët do të ofrohen online. Këtë të diel përfundon afati i sporteleve fizike. Shërbet shtetrore, marrja e dokumeneteve të ndryshme do të merren vetëm online, përmes platformës E-Albania, që ka nisur të funksionojë shumë kohë më parë.

Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra të gjendjes civile, që do të vazhdojnë të jenë të hapura, ndërsa mbi 95% të shërbimeve publike do të merren nga shtëpia, online.

Kjo do të sjell kursim kohe, shmang radhët dhe bakshishet për të marrë një dokument. Megjithatë qytetarët duket se ende nuk janë gati për këtë kalim online të shërbimeve.

“Ku dimë ne si punojnë këto mrokllat?”

Ata që nuk janë familjarizuar me teknologjinë do të kërkojnë ndihmë nga më të rinjtë.

“Ku dimë ta përdorim ne, do më ndihmoj çuni.”

Por nuk janë vetëm të moshuarit ata që e kanë probleme me përdorimin e platformave online.

“Unë nuk e kam përdorur deri tani. ideja nuk është e keqe por është ende herët. Imagjino ne që jemi në Tiranë, por ata më në rrethe.”

Platforma E-Albania ka kohë që është funksionale për marrjen e dokumenteve të ndryshme dhe më të familjarizuarit më të e quajnë një ide e mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!