Hiqen flamujt serbë nga objekti i Komunës së Zveçanit, vendoset i Kosovës

schedule13:05 - 27 Maj, 2023

schedule 13:05 - 27 Maj, 2023

Një ditë më paerë në mes të tensioneve, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të futet në objektin e komunës, vetëm pas asistimit të Policisë së Kosovës.

Mediat vendase këtë të shtunë raportojnë se sot në vend të flamurit serb është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Pas tensioneve të djeshme objekti i Komunës së Zveçanit dhe komunave tjera veriore, janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës.

Tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.

Ndërkaq për çtensionimin e kësaj situate, policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ata arritën të futen në zyret e tyre, me asistimin e Policisë.

Ndaj këtyre zhvillimeve kanë reaguar ashpër ndërkombëtarët. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm dhe se i kupton shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet e djeshme në veri, por se çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve.

Kurti ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me kryetarët e rinj dhe kabinetet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!