Hipertensioni po konsiderohet nga mjekët si vrasësi i kohëve moderne. Në vendin tonë të prekur nga kjo sëmundje rezultojnë gjysma e personave mbi 50 vjeç. Mjekët vërejnë se presioni i lartë i gjakut po prek dhe moshat e reja.
Një në dy persona mbi 50 vjeç në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni. Sëmundja ka prekur gjithashtu 25% të atyre nën 45 vjeç.
Raporti kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik për sëmundjet jo të transmetueshme ku pasqyrohen të dhënat nxjerr në hap rritje të numrit të të prekurve dhe ulje të moshës së tyre.
Dhjetë vite më parë me hipertension rezultonin rreth 40 % e personave nga 45 në 49 vjeç.
Shtimin e rasteve mjeket e lidhin me përkeqësimin e stilit të jetesës ndërkohë që shifrat i konsiderojnë të ngjashme me vendet evropiane.
Hipertensionin bluzat e bardha po e konsiderojnë vrasësin më të madh të kohëve moderne. Kjo për shkak të komplikacioneve që shkakton. Presioni i lartë i gjakut është faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, goditje në tru, sëmundjet e veshkave madje dhe sëmundjet e syve./abcnews.al