Hip-Hopi problem në Rusi, arrestime dhe anulime koncertesh

schedule12:36 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 12:36 - 16 Dhjetor, 2018

Hip Hopi është kthyer në një problem serioz në Rusi. Shumë koncerte u anuluan dhe këngëtarë të ndryshëm përfunduan në pranga. Për të qetësuar situatën presidenti Putin tha se Hip Hopi duhet kontrolluar, por jo mbyllur si zhanër.

Nëse nuk mund t’i mposhtësh, bashkohu me ta: kështu thoshte Jul Çezari. Dhe kjo është ajo që thotë dhe presidenti rus, Vladimir Putin, strateg që nuk duhet nënvlerësuar. “Nëse është e pamundur të ndalohet diçka, atëherë duhet të bëhesh pjesë e saj”. Subjekti: Hip-Hopi, zhanri muzikor që ka përfunduar në shënjestër të autoriteteve ruse. Në javët e fundit, të paktën 14 koncerte janë anuluar dhe 3 artistë përfunduan në pranga. Rasti më I spikatur: arrestimi, edhe pse i shkurtër, i reperit Husky.

Masat e tilla represive, tha udhëheqësi i Kremlinit, janë kundërproduktive. Prandaj ai sugjeroi ndryshimin e taktikave. “Si ta bëjmë atë, si ta marrim përgjegjësinë dhe ta udhëzojmë atë në drejtimin e duhur, kjo është çështja më e rëndësishme”, shtoi Putin, duke sugjeruar që kjo temë të diskutohet më shumë nga anëtarët e administratës së saj dhe nga Ministri i Kulturës.

Igor Matvienko, producent muzikor dhe anëtar i një këshilli konsultativ: propozoi krijimin e një sistemi për mbajtjen e koncerteve nga prindërit. Putini u përgjigj: “Ju thoni se hip-hopi është bazuar në tre shtylla: seks, drogë dhe protestë. Nga të gjitha këto, droga është më shqetësuese. Është rruga për degradimin e një vendi “. Presidenti rus gjithashtu komentoi përdorimin e gjuhës së ashpër në tekstet muzikore. Një gjuhëtar, tha ai, “më shpjegoi se fjalët e këqija janë pjesë e gjuhës sonë. Problemi është se si përdoren”.

Disa ditë më parë në parlamentin rus u zhvillua një tavolinë e rrumbullakët me yjet e skenës muzikore dhe u njoftua një konkurs për këngë hip-hop për temën: udhëtim në Rusi. Çmimi ishte një turne në qytetet kryesore të federatës. Hip-Hopi, sin ë çdo pjesë të botës, është mes zhanreve më popullor në RUsi. Dmitrij Kuznetsov, në art Husky, është më i ndjekur nga të rinjtë. Videot e tij bardh e zi në Youtube shkojnë përtej 6 milion shikimeve. Këngët e tij karakterizohen nga tekste të ashpëra me rima të ndërlikuara që shpesh tallin autoritetet ose denuncojnë brutalitetin e policisë. Ai u arrestuar në Krasnodar ndërsa përformonte sipër një automjeti mes turmës ndërsa koncerti i tij ishte anulluar. Ai u dënua me 12 ditë burgë, por u lirua pas 4 ditësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!