Himarë/ Lundroi me gomone jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, e pëson keq drejtuesi

schedule16:15 - 15 Korrik, 2023

schedule 16:15 - 15 Korrik, 2023

Ditën e sotme një shtetas ka lundruar me gomonen e tij jashtë perimetrit të përcaktuar duke rrezikuar jetën e pushuesve në Jalë, Himarë.

Pas informacioneve të marra, Njësia Policore e Jalës ka shkuar në zonë ka konstatuar mjetin lundrues që lëvizte jashtë perimetrit dhe më pas e ka bllokuar atë.

Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me një masë administrative, 100 mijë lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Jalë, Himarë

Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia.

Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin, me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!