Himara, PS padit KQZ/ “Të miratohen menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë”

schedule10:07 - 15 Korrik, 2024

schedule 10:07 - 15 Korrik, 2024

Për këtë vendim të Komisionit Rregullator të KQZ-së do të duhet të vendos Kolegji Zgjedhor.

Pala që është ankuar është Partia Socialiste, ndërsa dy votat që e bënë të pamundur votimin e afateve për zgjedhjet e Himarës, janë të përfaqësuesve të opozitës, në Rregullator.

Objekti i ankimimit është i qartë; Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Rregullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Nga ana e Kolegjit Zgjedhor pritet të mësohet data se kur do e shqyrtojë vendimin, për të mësuar më pas cilat do të jenë afatet e reja, për partitë politike, që do të jenë pjesë e garës për kryebashkakun e Himarës.

Në projektvendimin që nuk mori dot 4 votat e domosdoshme por vetëm 3, parashikohej që si datë të parë të ishte 15 korriku, pra kjo e hënë, si afatin kur partitë garuese do të bënin kërkesë për regjistrim.

Partitë e grupuara në koalicion, kishin një afat deri më 19 për të bërë kërkesën e tyre, ndërsa në datë 22 korrik dorëzoheshin emrat e kandidatëve që synojnë bashkinë e Himarës.

Fushata sipas afateve të para parashikohej të niste më 26 korrik, pra vetëm në 9 ditë, të paktën dy kandidatët e zyrtarizuar deri më tani, Vangjel Tavo i PS-së dhe Petro Gjikuria i opozitës, do të duhet të bindin himarjotët për ti votuar më 4 gusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!