Himara me kryetar të ri/ Blendi Klosi: Zgjedhja e Blerina Balës ishte proces legjitim

schedule17:31 - 29 Mars, 2024

schedule 17:31 - 29 Mars, 2024

HIMARË- Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se përkundër disa momenteve të tensionit, procesi i votimit të kryetares në detyrë të Himarës, Blerina Bala ishte i qetë.

Gjatë një intervistë për News Line për ABC News, Klosi u shpreh se procesi ka qenë i bazuar tërësisht në ligj dhe nuk është bërë asnjë devijim.

“Një grup shumë i vogël njerëzish u përpoqën të prishin mbledhjen e këshillit bashkiak. Për qytetarët dhe për forcat politike duhet të sqarohet se zgjedhja e Balës ishte në mënyrë krejt legjitime, pas dorëheqjes së parevokueshme të Jorgo Goros, për arsye të tij, të cilat tashmë dihen.  Ishin dy nënkryetarë në bashkinë e Himarës aktualisht. Njëri prej tyre u tërhoq nga gara, dhe Blerina Bala u zgjodh me vota si drejtuese në detyrë e Bashkisë së Himarës”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!