Hillary Clinton: Netanyahu nuk është një udhëheqës i besueshëm, duhet të largohet

schedule17:16 - 8 Shkurt, 2024

schedule 17:16 - 8 Shkurt, 2024

Ish kandidatja për presidente e SHBA-ve, Hillary Clinton thotë se kryeministri izraelit është përgjegjës për luftën me Hamasit, pasi anashkaloi sulmin më 7 tetor të vitit 2023.

Sipas Clinton, Netanyahu duhet të largohet nga posti i kryeministrit, shkruan Sky News.

“Netanyahu duhet të shkojë. Ai nuk është një lider i besueshëm. Sulmi ka ndodhur në kohën e tij. Ai duhet të shkojë, dhe nëse është pengesë për një armëpushim, nëse është pengesë për të eksploruar atë që do të bëhet të nesërmen, ai absolutisht duhet të shkojë.”, deklaroi Clinton.

Më shumë se 27,708 palestinezë janë vrarë dhe mbi 67,000 janë plagosur nga sulmet izraelite, thonë shifrat zyrtare nga ministria e shëndetësisë e enklavës e drejtuar nga Hamasi, që kur Hamasi vrau rreth 1,140 njerëz më 7 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!