“Hija” e parave ruse tek Basha/ Dyshimet për PD, Koçi: Ligji më ndalon të flas për raste konkrete

schedule18:26 - 29 Shkurt, 2024

schedule 18:26 - 29 Shkurt, 2024

Financimet e dyshimta ruse vijojnë ta ndjekin Lulzim Bashën, edhe në diskutimet që po bën politika për të përmirësuar Kodin Zgjedhor.

Prania online e Ervin Koçi, kreut të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, në Komision, këtë të enjte, ngacmoi Damian Gjiknurin për të ngritur sërish pyetjen, nëse Lulzim Basha ka marrë para ruse, gjatë fushatës së 2017.

“A është në gjendje autoriteti juaj të parandalojë raste siç janë raste të njohura në Shqipëri të financimit të partive politike nga fuqi të huaja, sic ka qenë rasti i një partie kryesore opozitare dhe a jeni në gjendje të sinjalizoheni për këto raste dhe t’i drejtoheni tek organet përkatëse, për t’i hetuar me tej?

“Ligji më ndalon të shprehem për raste konkrete. Brenda Republikës së Shqipërisë ne besojmë se janë ngritur mekanizma për të vepruar dhe investiguar kur këto kalojnë nëpërmjet kanaleve bankare ose në institucione të tjera financiare që kanë detyrë të raportojnë tek ne. Për sa i përket jashtë Republikës ne mund të veprojmë vetëm nëse informohemi nga homologet tanë. Aktualisht nuk kemi patur ndonjë rast që mund të jemi informuar nga homologet për raste të financimit të paligjshëm jashtë Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Kreu i Inteligjencës Financiare pati të njëjtën përgjigje, se nuk mund të flasë për raste konkrete edhe për pyetjet që shtuan përfaqësuesit e PD-së, sa i përket çështjes MCgonigal apo dyshime për financime nga biznesmeni rus, Oleg Deripaska për parti politike ne vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!