Cila është higjiena nëpër shkolla. Kjo po verifikohet përmes një inspektimi kombëtar dhe këtë të hënë dy ministre shkuan në Fier, për të parë nga afër gjendjen në dy shkolla.
Për higjienën në shkolla, në Fier shkuan dy ministre. Ajo e Arsimit Lindita Nikolli dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ky është një aksion i nisur në shkallë kombëtare, por që këtë të hënë u përqendrua në Fier.
U inspektuan të gjitha institucionet arsimore për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Manastirliu dhe Nikolla shkuan në shkollën 9-vjeçare “Dino Ismaili” në Levan dhe shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier.
Manastirliu: E gjithë vëmendja jonë është te krijimi i kushteve sa më të mira për fëmijët. Po vlerësojmë të gjitha kushtet higjieno sanitare dhe që të garantojmë këto kushte higjieno-sanitare edhe për stafin, të gjitha librezat, për të siguruar garanci maksimale për fëmijët në këtë sezon.
Nikolla: Kjo javë të jetë javë jo vetëm e realizimit të detyrabve të lëna nga inpektoriati, por të gjithë të jemi në kushtet optimale të zhvillimit të përgjegjësive, assimi, shëndetësia, pushtetit vendor.
1094 inspektime janë kryer në të gjithë vendin, nga të cilat 119 vetëm në Fier. Aty u përfshinë institucionet arsimore publike dhe jo publike, parashkollore, shkolla 9 vjeçare e të mesme. /abcnews.al