Hidi: Qëndrimi në elitë detyrim, më pas shohim lart

schedule16:23 - 6 Tetor, 2019

schedule 16:23 - 6 Tetor, 2019

Isli Hidi, portieri Bylisit, tregoi një formë të mirë me Laçin në ndeshjen e sotme. Pas takimi ai foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Ne portierët luajmë më shumë se të tjerët., Luajtëm mirë në Laç, duke pasur parasysh që ata donin fitoren. Dhamë maksimumin dhe jemi të kënaqur me pikën që kemi marrë”.

“Europa? Futbolli ka të papritura. Mundohemi të japim maksimumin dhe të marrim sa më shumë pikë. Vendi i parë tani nuk është asgjë. Po tregojmw se jemi ekip kompakt. Do jemi deri në fund një ekip simpatik”.

“Nuk ka diferenca në kampionatin tonë. E pashë edhe vjet. Ekipi që lufton më shumë do të bëjë më mirë. Nuk e shohim klasifikimin. Është detyrim qëndrimi në Superiore dhe më pas pse jo, nëse kemi mundësi, do të shohim edhe për më lart”.

“Jam i lumtur që jam i pari. Edhe te Teuta mora një sfidë vjet. Uroj të shkoj në Europë edhe me Bylisin dhe t’i japim një kënaqësi atij qyteti që jeton vetëm me futbollin. Ekipet tani do na shohin ndryshe dhe bëhet më e vështirë. Tani mobilizohen të gjithë. Kjo është e bukura  kampionatit dhe ne na pëlqejnë sfidat”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!