Hidhet shorti për anëtarët e KLGJ e KLP/Përzgjidhet lista përfundimtare në raundin e tretë

schedule14:57 - 5 Shkurt, 2018

schedule 14:57 - 5 Shkurt, 2018

Kjo është lista e tretë dhe e fundit e përpiluar nga nënkomisioni parlamentar I cili mbylli punimet e tij me hedhjen e shortit për antarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshilin e Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.

Dhjetë emrat u përzgjodhën nga lista e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit minus një anëtar, të përjashtuar me tre vota socialistësh nga nënkomisioni që kishte tagër vetëm të përfshinte, me katër vota , emra të përjashtuar nga kjo listë.

Për opozitën pjesa më e madhe e kandidatëve nuk plotëson kriteret kushtetuese, ligjore apo morale.
Mazhoranca, procesin e vijon në emër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Kjo listë e tretë e përzgjedhur me short i paraqitet seancës plenare për votim jo më vonë se 7 ditë nga miratimi i saj, për të kërkuar simbolikisht 2/3-tat e votave të deputetëve, të cilët edhe nëse dështojnë për të tretën herë, aktivizojnë mekanizmin zhbllokues I cili këtë listë të tretë e miraton automatikisht.
Janë këta punonjësit më të rinj të sistemit të drejtësisë së reformuar.

Dy prej tyre, më përkatësisht Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti-Metaj kanë qenë të përfshira si gjyqtare apo prokurore në gjyqe përpara viteve 1990. Të tjerë kandidatë janë konsideruar të papërshtatshëm nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për përfshirje në politikë, mos përmbushje të kritereve ligjore si eksperienca në punë, arritjet profesionale të mesme apo edhe rasti i anëtarit nga shoqëria civile, Alfred Balla, i skualifikuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për plagjaturë.
Anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ

1 – Fatmira Luli – avokate

2 – Alban Toro – avokate

3 – Erjon Muharremaj – pedagog

4 – Maksim Qoku – pedagog

5 – Naureda Llagani – shoqëria civile

Anëtarët jo prokurorë për KLP

1 – Nurihan Seiti Metaj – avokat

2 – Tartar Bazaj – avokat

3 – Gentian Ibrahimi – pedagog

4 – Sander Beci – pedagog

5 – Alfred Balla

/abcnews.al