Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për sezonin e ri futbollistik 2019-2020. Skuadrat që kanë probleme me financat dhe rrezikonin licencimin Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari do të jenë pjesë e edicionit të ri të Superiores. Skuadra e Partizanit do ta nis mbrojtjen e titullit kampion në transfertën e Kukësit. Në javën e parë Tirana do të presë në shtëpi skuadrën e Luftëtarit, Skënderbeu sfidon Flamurtarin, Teuta përballet me Bylisin ndërkohe që Vllaznia pret në shtëpi Laçin. Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani do të zhvillohet në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore./ABC News Albania 24/7