Nations League rikthehet në mars dhe do të përcaktojë katër kombëtaret e fundit që kualifikohen në Europianin e vitit të ardhshëm. 16 skuadra janë në garë për katër biletat e fundit. Gjysmëfinalet e Ligave A, B, C dhe D do të luhen me 26 mars, ndërsa finalet me 31 mars.
Në Ligën A mbeti vetëm Islanda, ndërsa shorti përcaktoi edhe tre vendet e mbetura vakant. Rumania, Hungaria dhe Bullgaria kanë shkuar në Ligën A, ndërsa në Ligën C mbeti Izraeli. Islandë-Rumani dhe Bullgari-Hungari janë dy duelet e Ligës A.
Në Ligën B, Bosnje-Hercegovina do të presë Irlandën e Veriut, ndërsa Sllovakia-Irlandë është dueli tjetër. Skocia-Izrael dhe Serbi-Norvegji janë përballjet e Ligës C, ndërsa në Ligën D ishte përcaktuar gjithçka më parë. Maqedonia e Veriut-Kosovë është dueli i shumëpritur, teksa fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi për një vend në Euro 2020. /abcnews.al
Liga A
Islandë-Rumani
Bullgari-Hungari
Liga B
Bosnje Hercegovinë-Irlandë e Veriut
Sllovaki-Republika e Irlandës
Liga C
Skoci-Izrael
Serbi-Norvegji
Liga D
Gjeorgji-Bjellorusi
Maqedonia e Veriut-Kosovë