Nuk është Champions, por edhe emrat që marrin pjesë në Europa League nuk kanë asgjë më pak, madje “gjigantë” të futbollit në “kontinetin e vjetër” si Manchester United, Ajax, Tottenham, Porto, Roma e Lazio e bëjnë akoma më shumë tërheqës turneun, që ashtu si Liga e Kampionëve ka ndryshuar format.
Si fillim, shorti i hedhur nga UEFA ka përcaktuar përballjet në fazën e Ligës, që do të luhet si mini kampionat me 36 skuadra.
Manchester United, që ka edhe kuotat më të larta në garën për trofeun ka gjetur në rrugën e tij skuadra si Porto e Fenerbahce, por edhe një derbi britanik kundër Glasgow Rangers.
Të njëjtin derbi do ta jetojë edhe Tottenham, që do të përballet gjithashtu edhe me “Verdhekuqtë” e Roma dhe “gjigantët” turq të Galatasaray.
Një rrugë të vështirë ka rezervuar shorti për “Bardhekaltërit” e Lazio, që përveç Porto do të luajë edhe me Ajax, Real Sociedad apo Dinamo Kiev.
Ashtu si në Champions, edhe Europa League do të luhet me një format të njëjtë, ku në fazën e parë të gjitha skuadrat do të luajnë tetë ndeshje, 4 në shtëpi dhe 4 në transfertë.
Në fund 8 vendet e para në renditje kalojnë direkt në 1/16-ve, ekipet e klasifikuara nga vendi I nëntë deri në vendin e 24 do të luajnë në play of, ndërsa ato nga venti I 25 deri në vendin e 36 eliminohen direkt.
Më pas do të vazhdohet me sistemin me dy ndeshje vajtje-ardhje deri në finalen e 21 majit të vitit të ardhshëm që do të luhet në stadiumin “San Mames” të Bilbaos.
Ndeshjet e fazës së ligës në Europa League do të luhen më 25 dhe 26 shtator. /i.m /abcnews.al