Hidhet nga kati i tretë pasi plagos prindërit, vdes në spital 25-vjeçari

schedule09:52 - 6 Maj, 2018

schedule 09:52 - 6 Maj, 2018

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në familjen Skrapari në kryeqytet. Pas plagosjes me thikë të dy prindërve të tij, djali i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. Edhe pse u dërgua ne urgjencën e QSUT, 25-vjeçari Brion Skrapari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Prindërit  e të ndjerit vijojnë të qëndrojnë në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, por janë jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur për ABC News se i riu, ishte me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa kohësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!