Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit 65-vjeçari me Covid-19, ndërron jetë në vend

schedule20:29 - 2 Shtator, 2020

schedule 20:29 - 2 Shtator, 2020

Një pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit i infektuar me Covid-19. Ky veprim ka qenë fatal për të, pasi ai ka ndërruar jetë në vend.

Abcnews.al mësoi se 65-vjeçari me koronavirus që mori veprimin tragjik është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Lexo edhe: Pacienti me Covid-19 që u hodh nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, vjehrri i deputetit socialist

Bëhet e ditur se pacienti Hasan Mira 65-vjeç nga Klosi, kishte dy ditë i shtruar dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

Kujtojmë këtu se, më 13 gusht, një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë.

Sakaq policia ka dhënë dhe informacionin paraprak në lidhje me ngjarjen/ N.D. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!