Hidhet nga kati i 2-të, roja i pallatit u gjet te gropa e ashensorit, arrestohet inxhinieri dhe administratori

schedule15:58 - 29 Janar, 2020

schedule 15:58 - 29 Janar, 2020

Pas lëkundjeve të tërmetit 4.9 me magnidutë i shkallës rihter një ngjarje e rëndë u shënua në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.

Burimet bënë me dije se trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar administratorin dhe inxhinierin e firmës, të cilët akuzohen për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Sipas policisë administratori dhe inxhinieri i firmës rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Të friksuar, banorët e Durrësit, braktisën banesat dhe dolën në rrugë.

Fatmirësisht nga lëkundjet e së martës në qytetin bregdetar nuk pati asnjë të lënduar apo dëme materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!