DURRËS- Një 22 -vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën paraditen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit.
Policia thotë se i riu dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Po gjatë ditës së sotme një tjetër ngjarje tragjike u shënua në qytetin e Vlorës. Një vajzë 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati ku banonte. Paraprakisht dyshohet se reja e ka ndërmarrë këtë veprim në kushtet e depresionit./ n.m.abcnews.al