Një person është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
Policia ka ndaluar një automjet tip “Porsche” Panamera. Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det.
I dyshuari mbante një cantë krah qafë. Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”. Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është duke notuar në det.
Mësohet së është në pritje ardhja e skafit të policisë kufitare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur send të paligjshëm në det./abcnews.al

