Nga Greqia vijnë sinjale pozitive se çështjet dypalëshe do te zgjidhen mes dialogut konstruktiv. Pas përcjelljes se kryepeshkopit Janullatos, kryeministri Edi Rama pati një takim koke me koke me homologun grek Kiriakos Mitsotakis. Ky i fundit foli për marrëdhënie të mira mes Tiranes dhe Athinës.
“Sigurisht që kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Jemi vende fqinje dhe duhet t’i zgjidhim me dialog çdo problem që mund të ekzistojë.”, u shpreh Mitsotakis.
Nga ana e tij, edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi partneritetin mes dy vendeve teksa theksoi se nuk ka asnjë ngërç mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë pata nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu që pimë një kafe, diskutuam për gjëra të ndryshme dhe nuk kam asgjë për të ndarë me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull.”, tha Rama.
Kujtojmë se për të tejkaluar mosmarrëveshjet e gjata me Athinën, Shqipëria do te lejojë minoritetin grek te vetëidentifikohet,.
Për herë të parë, vetëidentifikimi nuk kërkon dokumentacion zyrtar nga Athina dhe duhet të njihet brenda 30 ditëve, duke ulur ndjeshëm barrierat burokratike.
/abcnews.al/