Hezbollahu lëshon raketa dhe dronë drejt Izraelit

schedule16:17 - 12 Tetor, 2024

schedule 16:17 - 12 Tetor, 2024

Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit të shtunën, duke synuar atë që tha se ishte një “mbledhje e forcave armike izraelite” në fshatrat në jug të kufirit.

Sirenat që paralajmëronin njerëzit për një sulm të afërt u dëgjuan në vende të ndryshme në të gjithë Izraelin verior, shkruan CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) identifikuan rreth 30 predha që kalonin nga Libani në zonën e Galilesë së Epërme dhe dy që u qëlluan drejt zonave verilindore të Izraelit.

“Disa prej predhave u kapën. U identifikuan predha të rënë në zonë”, tha IDF në deklaratë.

Forcat Ajrore izraelite përgjuan dy dronë që po i afroheshin territorit izraelit nga Libani, përpara se të kalonin kufirin./abcnews.al