Hezbollahu lëshon 30 raketa drejt Izraelit verior, nuk raportohet për viktima

schedule07:47 - 12 Gusht, 2024

schedule 07:47 - 12 Gusht, 2024

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) njoftuan se rreth 30 raketa u hodhën nga Libani në veri të Izraelit gjatë natës.

Disa nga raketat ranë në zona të hapura dhe nuk pati viktima, thotë ushtria izraelite, duke shtuar se ajo po godet zonën nga ku u hodhën raketat.

Ndërkohë, Hezbollah mori përgjegjësinë për sulmin me raketë, duke pretenduar se kishte në shënjestër një bazë ushtarake, sipas Al Mayadeen, e cila është e lidhur me grupin shiit libanez.

Kujtojmë që Hezbolahu ka paralajmëruar hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë të tij në Bejrut ditë më parë.

Lideri i grupit, Hassan Nasrallah është shprehur se hakmarrja “do të jetë e fuqishme dhe efikase” dhe se vrasja e komandantit Fuad Shukr nuk do të trajtohet thjeshtë si një sulm i zakonshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!