Hezbollah reagon për vrasjen e zyrtarëve të lartë të Hamasit: Zhvillim i rrezikshëm në luftë

schedule22:53 - 2 Janar, 2024

schedule 22:53 - 2 Janar, 2024

Vrasja e zyrtarëve të lartë të Hamasit në Bejrut konsiderohet një “sulm serioz ndaj Libanit “ dhe një “zhvillim i rrezikshëm gjatë luftës midis armikut dhe boshtit të rezistencës“, tha organizata libaneze Hezbollah në një postim në Telegram mbrëmjen e kësaj të marte.

Vrasja e Saleh al-Arurit si anëtarët e tjerë të Brigadave Al-Qassam “nuk do të mbetet pa përgjigje“, u zotua Hezbollah, në hakmarrje për veprimin izraelit, duke shtuar se rezistenca “e ka gishtin në këmbëz”.

Hezbollahu theksoi se “vrasja” e Izraelit ndaj komandës së dytë të Hamasit palestinez, në bastionin e tij në periferitë jugore të Bejrutit, “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

“Krimi i vrasjes së Saleh al-Arurit në zemër të periferive jugore të Bejrutit është një sulm serioz kundër Libanit dhe nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa ndëshkim,” thotë organizata, e cila ka nisur sulmet e përditshme kundër Izraelit nga Libani jugor për muaj të tërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!