Hezbollahu duket se është i gatshëm për të ndërhyrë në konfliktin e armatosur të Izraelit me Hamasain, veçanërisht pas sulmeve të Izraelit në Liban.
“Krimi i tmerrshëm i vrasjes së qytetarëve dhe banorëve libanezë nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Hezbollahu në një deklaratë pas bombardimeve izraelite në Liban, duke vrarë një gazetar dhe gjashtë të tjerë u plagosen. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Issam Abdallah, nga zyra e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters në Bejrut.
Vdekjen e gazetarit e ka konfirmuar edhe Reuters, i cili thekson se po kërkon më shumë informacion për atë që ka ndodhur. Ai ishte pjesë e ekipit që transmetonte drejtpërdrejt nga Libani jugor. Dy gazetarë të tjerë të rrjetit u plagosën nga i njëjti sulm dhe ndodhen në spital.
Al Jazeera raportoi se një grup gazetarësh nga kanali, Reuters dhe AFP ishin afër zonës ku, të premten pasdite, Hezbollahu kishte goditur pozicionet izraelite. Sipas informacioneve paraprake, ata janë goditur nga zjarri i artilerisë izraelite.
Grupi kishte distinktivë të shquar të PRESS dhe mbante helmeta dhe jelek antiplumb. Gazetarët ishin në një kodër, në një vend të hapur që dukej nga larg, raportoi Al Jazeera.
Më parë, Hezbollahu pro-iranian i Libanit tha se kreu sulme në disa zona kufitare në përgjigje të operacioneve izraelite në qytetet jugore të Libanit. Si kundërpërgjigje, Izraeli vazhdoi të sulmonte pozicionet e Hamasit në Liban me dronë.