Hezbollah kërcënon SHBA-në: Nëse nuk tërheq trupat nga Iraku, do t’i ktheni me arkivole

schedule10:25 - 13 Janar, 2020

schedule 10:25 - 13 Janar, 2020

Lideri i organizatës terroriste Hezbollah në Liban, Hassan Nasrallah ka kërcënuar SHBA-në se nëse nuk tërheq trupat e saj nga Iraku në javët në vazhdim, do t’i kthejë me arkivole.

“Nëse në ditët ose javët e ardhshme SHBA nuk tërheq forcat e saj nga Lindja e Mesme, ushtarët amerikanë do të kthehen në SHBA në arkivole,” deklaroi Nasrallah.

Ai tha se sulmi raketor i Iranit në bazat që strehojnë trupat amerikane në Irak treguan forcën ushtarake të Teheranit, pasi raketat që ai përdorte ishin prodhuar në Iran.

Hezbollah, i cili është cilësuar nga SHBA dhe Izraeli si organizatë terroriste është zotuar të hakmerret për vrasjen e gjeneralit Soleimani, i cili mbikëqyri strategjinë rajonale të sigurisë së Iranit.

‘Të gjitha bazat amerikane në Lindjen e Mesme janë brenda rrezes së raketave të sakta të Iranit. Sulmi në bazat amerikane është gjithashtu një mesazh i fortë për entitetin zionist, që gjithmonë planifikon të” luajë “me Iranin. Netanyahu gjithmonë ëndërron të dërgojë forcën e tij ajrore për të sulmuar infrastrukturën ose objektet bërthamore në Iran. “- shtoi Nasrallah.

Parlamenti irakian kaloi javën e kaluar një rezolutë ku i kërkohej SHBA-së që të tërhiqte të gjitha trupat ushtarakë nga Iraku por duket se me rritjen e tensioneve me Iranin, kjo gjë nuk do të ndodhë pasi Trump ka çuar dhe 3 mijë trupa të tjera ushtarakë në Lindjen e Mesme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!