Heung Min Son për Conten: Nuk mund ta ndihmoja skuadrën dhe ndihem përgjegjës që ai u largua

schedule19:38 - 28 Mars, 2023

schedule 19:38 - 28 Mars, 2023

Heung Min Son, në deklaratat që bëri për shkarkimin e Antonio Contes në Tottenham, mori një pjesë të përgjegjësisë edhe vetë.

Në detaje çfarë tha Heung Min Son për Antonio Conten: “Më vjen shumë keq për të. Ai është një trajner i klasit botëror, kemi pasur një rrugëtim të madh së bashku, e falënderoj shumë. Nuk e di se si ndihen lojtarët e tjerë për këtë, por më vjen keq për të.

Duhet të kisha treguar më shumë, por nuk munda. Nuk mund ta ndihmoja skuadrën dhe ndihem përgjegjës që ai u largua nga ekipi.

Ai sigurisht ka një aftësi dhe përvojë të mrekullueshme si trajner dhe jam i sigurt se do të jetë i suksesshëm në ekipin e tij të ri. Në kthimin tim në Tottenham, dua ta përfundoj pjesën tjetër të sezonit në një mënyrë të shkëlqyer me shokët e mi të skuadrës”. /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport 24