Është konfirmuar vdekja e shefit të Wagner Yevgeny Prigozhin, pas analizës gjenetike të trupave të gjetur në rrëzimin e avionit.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët rus pas analizave gjenetike që u janë bërë trupave të viktimave.
“Sipas rezultateve të tyre, identitetet e të 10 viktimave u vërtetuan, ato korrespondojnë me listën e shënuar në listën e fluturimeve”, thuhet në deklaratë.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.
Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin./abcnews.al