Banorët e Unazës kanë protestuar ditën e sotme përpara Prokurorisë së Tiranës. Ata kërkuan nisjen e hetimeve për zhvillimin e punimeve të projektit të Unazës së Re, që sipas tyre është i korruptuar.
Gazetari i abcnews.al, Maksi Rama raporton se banorët kërkuan ndalimin e projektit dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të personave, të cilët kanë përfituar nga ky projekt korruptiv. Gjithashtu ata janë shprehur se do të vazhdojnë protestat deri sa të nisë hetimi dhe të anulohet projekti për Unazën e Madhe.
Banorët i bënë thirrje prokurores, Elisabeti Imerajt si edhe ambasadave për të hapur dyert për banorët e Unazës së Re.
“Do përshkallëzojmë protestat, deri sa prokuroria të nisë hetimet dhe të ndalojë punimet. Duam drejtesi, ndryshe do bëjmë vetëgjyqësi”, theksuan ata.
Gjatë kësaj proteste banorët janë të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të opozitës.
Pas një viti tek “Unaza e Re” filloi prishja e shtëpive, ndërsa banorët vijojnë protestat. /abcnews.al